![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
Falja e gjobave ndaj biznesit ne 15 shtator, ja udhezimi dhe formularet
Është publikuar në Fletoren Zyrtare udhëzimi për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore, të kryera për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013.Tatimet do të bëjnë publike brenda datës 15 shtator listën e kompanive të cilave do t’u falen gjobat e marra.
Vendimi i Qeverisë tashmë është plotësuar dhe me udhëzimin përfundimtar, ndërsa parashikohet që brenda 15 ditëve drejtoritë e tatim taksave do të paraqesin në faqen e tyre listën me kompanitë që do të jenë pjesë e kësaj amnistie. Falja e gjobave eshte botuar është botuar dje në Fletoren Zyrtare duke i hapur rrugë heqjes së këtyre gjobave nga sistemi kontabël i tatimeve.
Falja e gjobave, sipas udhëzimit, do të jenë ato gjoba që janë evidentuar ose kontabilizuar në regjistrat tatimorÃâââ¬Ë (sistemi informatik ose kontabilitet) nga data 1 mars 2013 deri më datë 31 gusht 2013, nga:
a) Administrata tatimore qendrore, për gjobat e zbatuara nga drejtoritë rajonale tatimore dhe strukturat përkatëse tatimore në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve;
b) Administrata tatimore vendore në njësitë e qeverisjes vendore (bashki e komuna) për gjobat e zbatuara nga drejtoritë/zyrat përkatëse të taksave vendore.
Gjobat që falen janë gjobat që janë vendosur si pjesë e detyrimit tatimor, ku përfshihen si të tilla gjobat e vlerësuara për shkelje të dispozitave të legjislacionit tatimor.
Falen gjobat e vlerësuara që lidhen me një tatim/kontribut të vlerësuar, tÃâââ¬Ë cilat vendosen si pasojë dhe pjesë e tatimit/kontributit;
Falen gjobat e vlerësuara, tÃâââ¬Ë cilat vendosen pavarësisht nëse ka detyrim tatimor (tatim/ kontribut) të vlerësuar ose jo;
Falen, gjithashtu:
a) gjobat për punonjës të padeklaruar apo të deklaruar me vonesë;
b) gjobat për mosinstalim të pajisjes fiskale;
c) gjobat për moslëshim të kuponit tatimor ose moslëshim të biletave.
4. Sipas pikÃâââ¬Ës 3 tÃâââ¬Ë këtij udhÃâââ¬Ëzimi, falen:
a) gjobat e vlerësuara që janë paguar ose kompensuar;
b) gjobat e vlerësuara që nuk janë paguar;
c) gjobat e vlerësuara që janë apeluar apo janë në proces apelimi, pavarësisht nga faza e apelimit në të cilën ndodhen (ankim administrativ apo gjyqësor) dhe pavarësisht nga vendimi i apelimit, nëse ka ndonjë vendim të tillë të dhënë, qoftë edhe i formës së prerë.
Është kusht që gjobat që përfitojnë nga falja të jenë të evidentuara ose të kontabilizuara në regjistrat tatimorë nga data 1 mars 2013 deri më datën 31 gusht 2013.
a) Këto gjoba konsiderohen të evidentuara nga 1 mars 2013 deri më 31 gusht 2013, nëse data e nxjerrjes së njoftim-vlerësimit është nga data 1 mars 2013 deri më datë 31 gusht 2013.
b) Data e kontabilizimit i referohet datës së regjistrimit të gjobave në kontabilitetin e drejtorisë rajonale tatimore përkatëse apo organit të ngjashëm të taksave vendore, jashtë sistemit informatik tatimor përkatës.
Si datë e evidentimit të gjobës konsiderohet data e nxjerrjes së njoftim vlerësimit tatimor (data e protokollit të drejtorisë rajonale tatimore/njësisë së ngjashme që ka përgjegjësinë të lëshojë aktin administrativ tatimor).Udhëzimi përcakton që drejtoritë rajonale tatimore dhe zyrat tatimore të qeverisjes vendore, brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, evidentojnë në një listë tatimpaguesit që përfitojnë nga falja sipas këtij ligji.
Formularet per subjektet (Kliko ketu)
Më të lexuarat
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)
![Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit](images/news/pallatet ne kombinat brenda veres.jpg)
![Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut](images/news/restaurimi i ures se zogut ne mat.png)
![Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise](images/news/tre nderhzrje nga banka e shqiperiseee bsh.jpg)
![Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres](images/news/gara port tregtar dr.jpg)
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)